Eurovizioni, kryeministri Rama uron Lindën: Ta mbështesim të gjithë
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ti thotë mirëmëngjesi ndjekësve me këngën që do të përfaqësojë sot Shqipërinë në Eurosong.
Rama ka uruar këngëtaren Linda Halimi, e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion.
Ajo do të performojë sot në Kiev të Ukrainës.
“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj gëzuar Ditën e Europës me këngën që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision 2017
Sot, Lindita Halimi do të ngjitet në skenën e gjysmëfinales së parë të kësaj gare me këngën e saj “World”, ndaj le t’i japim të gjithë mbështetjen tonë #ForcaLindita”, shkruan kryeministri.
Statusi i postuar nga kryeministri Rama