FA, koncert “Këndo Shqip” me fëmijët e ushtarakëve

Në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Forcave të Armatosura dhe nën kujdesin e veçantë të ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, trupa muzikore e Orkestrës Frymore të FA zhvilloi sot koncertin muzikor “Këndo Shqip”. Ky koncert u realizua tek Salla e Universitetit të Arteve me fëmijët e ushtarakëve dhe shoqërisë civile.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe stërvitjes gjeneral brigade Dedë Prenga, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm etj.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh: “E para, ky koncert këndon shqip. Këto talente, ky pasion është një thirrje për ne të rriturit, të bëjmë gjithçka, deri të pamundurën që t’jua bëjmë të lumtur jetën këtyre fëmijëve që ku ata të bëhen sa ne nesër, kur t’ju rikthehen ditëve të tyrë të fëmijërisë, t’ju japë fuqi dhe energji për të ardhmen.

E dyta, le ta mbrojmë muzikën si një zgjedhje të shëndetëshme, ushqim shpirtëror dhe pse jo si një zgjedhje profesionale shumë të mirë. Dhe e treta, përsa i përket dashurisë për atdheun. Atë që bën fuqia e një vargu, atë që bën muzika që të mbush shpirtin nuk e bejnë dot fjalimet e dhjetra politikanëve”.

Gjatë aktivitetit u interpretuan këngë dhe valle të ndryshme nga fëmijët, të shoqëruar edhe nga trupa muzikore e Orkestrës Frymore të FA.

Qëllimi i këtij aktiviteti është rikthimi i traditës së interpretimit të këngës për fëmijë me tinguj të vërtetë të botës fëminore.

SHKARKO APP