Faleminderit Teri-sekseri, që na rrëfeve dramën e madhe të Edi Ramës!

Nga Klajdi Bodlli –
Në mendjen, shpirtin, zyrën dhe oborrin e Edi Ramës po luhet një dramë, e cila sipas të gjitha gjasave do të përfundojë si tragjedi.

Gjatë deklaratës për mediet me presidentin turk, Erdogan, ai për herë të parë publikisht nuk duroi dot më dhe e plasi përjashta dramën njësoj si qelbi që rrjedh më në fund nga një plagë e vjetër dhe e majisur prej shumë kohësh.

Erdogan që e njeh atë plagë-dramë, e kuptoi dhe u përpoq që ti vërë një tampon momental.

-Mos ki merak, qetësohu se spitalin e Fierit do ta mbyllim përpara 25 Prillit!

Drama e Ramës është akti final i gjykimit të tij, në ditën e zgjedhjeve. Ai e di që nuk do të përballet thjesht me PD-LSI dhe gjithë frontin opozitar, por me një mllef popullor që vjen prej zgjimit nga një ëndërr mashtruese 8-vjeçare.

Një ëndërr si ajo e Vlorës ku u janë hedhur dhjetëra milion euro për ta bërë “të bukur”, por vetëm pas 2 orëve shi u katandis si këneta e Maliqit qëmoti.

Drama e Edi Ramës ka kohë që luhet, por meritën për dokumentimin e saj të parë dhe përpara zhvillimit të aktit të fundit në 25 Prill e ka Lefter Koka.

Faleminderit Teri!

U zgjodh një ditë e shenjtë për ortodoksët e Beratit, si ajo e Ujit të Bekuar, që Rilindja të na jepte një shfaqje malinje me Bledi Klosin dhe Nasip Naçon.

Me ndihmën e Kokës, iku edhe një “kokë e madhe” nga LSI dhe u bashkua me ne. Ky ishte mesazhi, që pikon nga plaga-dramë e Edi Ramës.

Ky i fundit nuk ka as program, e as premtime elektorale për të fituar një mandate të tretë. Ndaj nga Tepsia (e vitit 2017), ka kaluar te: Poshtë LSI-ja!

Që kur ka nisur fushatën mban fjalime të zjarrta dhe po bën gjithçka që dramën e vetë, ta shesë si dramë të opozitës dhe veçanërisht të LSI!

Por mjaftoi një video e shpërndarë në media vetëm pak orë pasi Naço e Klosi “tronditën” opozitën, që “drama” e LSI të na tregonte të vërtetën: Tragjedi-komedinë që po përjeton Edi Rama dhe Rilindja e tij.

Pamë një burrë të gjatë (është i gjatë sepse `nuk di` të vjedhë!) që kërkonte ndihmë dhe lutej që të blinte një burrë tjetër të gjatë.

Pamë një kryeministër nën avujt e alkoolit që ftonte “për një gotë” një ish-eksponent të LSI, i cili prej kohësh merret me studion e tij ligjore dhe në kohë të lirë ha e pi me Lefter Kokën, duke bërë lista deputetësh në Durrës e Berat.

Në atë video pamë pa montazh, dramën e vërtetë dhe të madhe të Edi Ramës.

Aq e madhe është ajo sa që lutet për të pirë një gotë raki ,me një mall të skaduar të LSI.

E dimë që Edi Rama e ka falenderuar Teri-sekserin, por duhet ta falenderojmë edhe ne që na bëri të mundur të shohim atë që pamë.

Faleminderit Teri!

Edhe për intervistën e fundit, ku tregove se misioni që të ka ngarkuar Rama është që të kontaktosh e rekrutosh të pakënaquri e të flakurit nga LSI e opozita. Që zbulove se si dështoi plani për të futur Nasipin e shndërruar në “rilindas” në listën e opozitës në Durrës. Se si pas dështimit të `planit A` vutë në zbatim `planin B`: D.m.th, LSI është eksperiment dhe po përçahet.

Shiheni atë video sa butaforike dhe po aq të pështirë dhe kuptoni hallin e se deri në çfarë pike është katandisur njeriu, që ju kërkon shqiptarëve një mandate të tretë.

Si kapet pas një fije bari të kalbur, mbetje e LSI, që lundron në detin e mashtrimeve e dështimeve të veta.

Faleminderit Teri-sekseri i të përzënëve të LSI që po na shiten si prirje të reja të Rilndjes, që na tregove me zë e figurë dramën e Edi Ramës!

SHKARKO APP