Festivali “Marie Kraja”, Inva Mula: Një show për publikun

16 janë konkurrentët e përzgjedhur për të garuar në edicionin e 16 të festivalit “Marie Kraja”. Artistët operistikë vijnë nga Shqipëria, Rusia, Italia, Greqia, Sllovenia e për herë të parë edhe nga Sllovakia, ndërsa  fokus këtë vit i është dhënë më tepër cilësisë vokale të prurjeve artistike e më pak  shtrirjes gjeografike të tyre.

Drejtuesja Artistike Inva Mula, thotë se si anëtare jurie në konkurse të tjera ndërkombëtare, është munduar të shmangë përsëritjen e materialeve muzikore.

“Konkurentët kanë dërguar materialet që ata mund të këndojnë duke u bazuar në mundësitë vokale që janë, por ne përzgjedhim sepse nuk është bukur të dëgjohen të njëjta arie njëra pas tjetrës. Duhet të jetë edhe një shovv jo vetëm një konkurs, një show për publikun”, thotë Mula.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Marie Kraja’ këtë vit do të sjellë edhe risi në çmime.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për herë të parë kemi një çmim special, çmimi “Nina Mula.”, tha Zana Cela, Drejtore e TKOB.

“Menduam që ky çmim t’i dedikohet nënës sime, sepse ajo ka qënë pedagoge dhe nënë për të gjithë studentët, edhe pedagogia ime ka qënë”, thotë Inva.

Edicioni i 16 i festivalit operistik do të mbahet me 3, 4 dhe 5 Nëntor në TKOB.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?