Forumi Kulturor Ndërkombëtar në Rusi, pala shqiptare firmos program bashkëpunimi

U çel sot në Shën Petërburg Forumi i V-të Kulturor Ndërkombëtar, i cili organizohet nga qeveria ruse, ministria e Kulturës së Rusisë dhe Bashkia e Shën Petërburgut.

Një event ky i cili do të zhvillohet përkatësisht gjatë datave 1-3 dhjetor 2016 dhe ka për qëllim trajtimin e çështjeve të jetës kulturore në Rusi dhe në botë.

Siç bëhet me dije, sivjet në këtë forum merr pjesë edhe delegacioni zyrtar shqiptar me në krye ministren e Kulturës,  Mirela Kumbaro, e cila bashkë me homologun e saj rus, Vladimir Medinski, do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Programit të Bashkëpunimit midis ministrive të kulturës së dy vendeve për periudhën 2017-2019.

 

SHKARKO APP