Foshnjat, pediatrja e njohur: Deri në 2-vjeç është kulmi i elasticitetit të trurit
Kohë më parë u bë virale videoja e një fëmije nga Florida. 2-vjeçari Aleksandër Simos, u zemërua shumë me mamanë e tij, ajo u largua për në punë dhe harroi ta puthte vogëlushin. Edhe pse nuk i shqipton mirë fjalët, 2 vjeçari duket i revoltuar për këtë padrejtësi, që mamaja puthi vëllanë e tij dhe atë jo. Foshnjat kur lindin janë gati për të mësuar. Kur fëmija mbush 2 vjeç ai nuk konsiderohet më bebe. Për fëmijën dyvjeçar, bota ka kuptim, vetëm nëse ai e prek, e shijon atë.
“Sidomos për periudhën 0-2 vjeç, kur është kulmi I elasticitetit të trurit, kur me fëmijën mund të bësh mrekullira, thonë shkencëtarët, mund të shmangësh deri sëmundje të rënda. Në këtë periudhë e kalojmë më gjumë dhe a hëngri a s’hëngri. Dy vitet e para digjen, të paktën të mos djegim këto të tjerat. Ne jemi të diktuar nga e shkuara jonë, nga fëmijëria jonë. Sot në qendër të vëmendjes së gjithë shkencëtarëve është ekalsticiteti i trurit. Si t’ja zgjasim. Ca e kanë natyrale, ca nuk e kanë. Si t’ja bëjmë që edhe këta që nuk e kanë natyrale t’ju rritet cilësia e elasticitetit të trurit”, thotë pediatrja Lira Gjika.
Pediatrja këshillon, që prindërit ta shikojnë veten si ‘një derë e hapur’ nga ku fëmija mund dalë të zbulojë botën dhe mund të kthehet të marrë mbështetje sa herë të dojë. Mos u habitni nga pyetja e famshme “Pse” e përdorur qindra herë gjatë ditës. Fëmija është thjesht e etur për të mësuar, edhe nëse e di përgjigjen argëtohet duke marrë të njëjtën përgjigje nga ju.