FOTO/ Kënga e Linda Halimit renditet e katërta në Hollandë sipas “Spotify”

Këngëtarja Lindita Halimi muajin e ardhshëm do të prezantojë Shqipërinë në “Eurovision”, me këngën “Botë”.

Por ndërkohë që Linda po përgatitët për performancën e saj në skenën e Eurovizionit, ajo po promovon këngën në shtete të ndryshme. Pak ditë  më parë këngëtarja ishte në Amsterdam, ku interpretoi live këngën e saj.

Ndërkohë, duket se vizita e saj në këtë shtet dhe promovimi i këngës kanë ndikuar shumë, pasi publiku menjëherë ka filluar t1% marrë interesim për ta dëgjuar atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë vet Lindita ajo e cila ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në Instagram Story, se kënga e saj “Botë” është renditur e katërta në listën e këngëve më të dëgjuara në Hollandë, sipas aplikacionit të famshëm “Spotify”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?