FOTO/ Veprat e çmuara, ja si e zbulua misteri i vjedhjes së një pikture të Klimt

Gati 20 vjet më parë, një portret me vlerë është vjedhur në rrethana të çuditshme nga një galeri në qytetin verior të Italisë, në Piaçenza, shkruan BBC.

Deri kohët e fundit nuk është dukur asnjë mundësi, qoftë edhe e vogël, për ta gjetur, por policia ka marrë disa informacione të reja nga kërkuesit dhe ata mendojnë tani se do ta kthejnë në qytet brenda pak javësh ose muajsh.

Majori i Karabinierisë, Salvatore Cavallaro, u ngjit në një shkallë në çatinë e galerisë Ricci-Oddi në Piançenza ku ishte një dritare xhami pjesërisht e hapur. “Kjo nuk përputhet”, u tha ai kolegëve poshtë teksa krahasoi kornizën e rëndë dhe të praruar me përmasat  e hapësirës nga mund të kishin kaluar hajdutët. “Nuk ka mundësi që hajduti të ketë nxjerrë pikturën që prej këtu.” Po atëherë, pse më 22 shkurt 1997, korniza ishte në çati, korniza e portretit të artistit vjenez të shekullit, Gustav Klimt?

Dhjetë muaj më parë, “The Portrait of a Lady” u përfshi në një ngjarje të një lloji tjetër, falë symprehtësisë së një studentje arti 18 vjeçe, Claudia Maga. Ndërsa shfletonte “Punimet e plota të Gustav Klimt”, ajo pa një ngjashmëri të fortë ndërmjet “The Lady” dhe një pikturë të humbur të 1912 prej Klimt, “Portrait of a Young Lady”.

Në foto: Piktura e vjedhur, drejtori i galerise me studenten qe e zbuloi dhe vete piktori, me mace.

“Zonja e re kishte një shall dhe një kapele, por që të dyja kishin të përbashkët të njejtin shikim mbi shpatullën e majtë, të njëjtën buzëqeshje dhe të njejrin nishan bukurie në faqen e majtë,” tha Maga.

Ajo e kishte fotokopjuar dhe zmadhuar të dyja fotografitë në libër dhe me një letër kalk, kishte mbivendosur pikturat mbi njera-tjetrën. “Kaq ishte e gjitha,” tha ajo. “Zonja ishte fshehur në një tjetër portret, i vetmi portret i dyfishtë që Klimt ka pikturuar ndonjëhërë.”

Maga mori ish-drejtorin e Galerisë Ferdinando Arisi dhe e pyeti nëse kishte interes ta dëgjonte teorinë e saj. Disa javë më vonë, ai e mori atë nga shkolla e saj e artit dhe e çoi në galeri dhe e hoqi portretin nga korniza. Ata e çuar letrën në spitalin e zonës ku një seri rrezesh X dhanë siguri të mjaftueshme se kishte hije të punës së mëparshme nën sipërfaqe.

Historia prapa pikturës ishte një befasi tjetër: Klimt kishte rënë në dashuri çmendurisht me një vajzë të re nga Viena, siç u tha, e cila shpejt u bë muza e tij. Pastaj, kur ajo papritur vdiq, ai pikturoi mbi portretin e saj për të harrruar dhimbjen e humbjes së tij.

Piaçenza ishte në ekstazë

Një ekspozitë e veçantë pikturash u hap në një godinë të re në afërsi të bashkisë. Në të njëjtën kohë, galeria u rinovua dhe shumë piktura nisën të vihen dhe disa kaluan në ruajtje. Punëtorët shkonin e vinin. Dhe kur piktura e Klimt humbi, askush nuk e kuptoi menjëherë. Stafi i galerisë dukej se e kishte hequr në kuadrin e përgatitjeve për ekspozitën e re.

Piktura dukej bindëse, por era e bojës së vajit ishte e freskët…

“Pastaj ne morën një telefonatë nga galeria, “ tha rreshteri Cavallo. “Ata mërmëritën: Ne nuk po e gjejmë dot “The Lady”!

Kur arritëm atje, tregoi ai, “dyert e galerisë ishin hapur, njerëzit shkonin e vinin dhe sistemi i sigurisë ishte fikur.

Duke u ballafaquar me vjedhjen misterioze, policia mbeti. Ata kërkuan një hajdut famëkeq arti por asgjë. Befas, në prill 1997, policia e kufirit kapi një pako në kufirin italo-francez. Ajo i ishte drejtuar ish-kryeministrit italian Bettino Craxi, që në atë kohë ishte fshehur nga ligji në Tunizi. Kur e hapën atë, gjetën një pikturë të Klimt.

Piktura ishte bindëse, por eja e bojës së vajit ishte e freskët. Ajo nuk ishte origjinale, por një kopje me cilësi të lartë.

Hetimet u mbyllën deri në 2013, kur një hajdut arti na doli që ishte një minierë informacioni. Hajduti i tha kolonelit se ai ishte njeriu që hetuesi i kishte kërkuar këshilla në shkurt 1997 kur po hetonin vjedhjen. Ai më pas pranoi se ishte ai që e kishte kryer vjedhjen dhe e kishte nxjerrë kornizën e praruar në çati. Pastaj shpjegoi se ajo që kishte vjedhur në fakt ishte një kopje.

Po çfarë kishte ndodhur me pikturën e vërtetë?

“Oh, unë atë e vodha muaj përpara se ta mësonte njeri,” tha hajduti i moshuar me krenari, kur u takuam në një kafe në Piaçenza.

Disa muaj pas zbulimit të Klimt-it të dyfishtë, në nëntor 1996, ai hyri në galeri dhe e zëvendësoi origjinalin me një kopje. “Askush nuk e vuri re, ishte e lehtë dhe punë e planifikuar me kujdes.”

Tani ky hajdut është duke ndihmuar karabinierët me hetimet e tyre për një numër krimesh në këmbim që të mso e ndjekin penalisht.

Po pse duhej vjedhur një kopje?

“Kjo duhej bërë, – tha hajduti, – për të fshehur faktin se ishte kopje.” Ekspozita pa dyshim që do të sillte ekspertë të Klimt nga kudo dhe një prej tyre me siguri që do ta pikaste se ishte e rreme dhe kjo do të ishte shkatërruese për një anëtar të galerisë që kishte ndihmuar për ta vjedhur.

Por pretendimi më befasues i hajdutit ishte se piktura do të kthehej në 20-vjetorin e vjedhjes (ose më saktë të vjedhjes së kopjes). Më saktë, në shkurt të vitit të ardhshëm. Sesi do ta bënte, kjo ishte e paqartë.

Mbi të gjitha, piktura ishte shitur prej kohësh prej një tregtari për një shumë të madhe parash kesh dhe kokainë, tha ai. Por ai e bëri parashikimin me besim dhe karabinieri gjykoi se mund të ishte i saktë.

Tani të dyja palët janë në kontakt me policinë e një vendi tjetër evropian, ku piktura mendohet se mbahet në koleksionin privat të dikujt. E vetmja gjë që nuk janë plotësisht të sigurt është nëse do të jetë origjinalja apo kopja.

 

SHKARKO APP