“Frozen 2”, filmi vizatimor më i dashur do të dalë së shpejti

Seria e dytë e filmit mjaft të dashur Frozen, tashmë ka një ditë zyrtare. Sipas Disney, “Frozen 2” do të dalë zyrtarisht më 27 nëntor të 2019″>2019. Regjisorët Chris Buck dhe Jennifer Lee do ti rikthehen animacionit të famshëm të vitit 2013, i cili u bë publik në mars të 2015 nga shefi kreativ i Disney John Lasseter, dhe vetë zëri i Olaf, Josh Gad, teksa mendohet se zërat dublues do të jenë sërish Kristen Bell dhe Idina Menzel. Para daljes së formatit 3D, një përshtatje muzikore e Frozen do të debutohet në Broadway në pranverën e 2018. Por përveç kësaj, Disney ka nxjerrë datat dhe për një sërë filmash të tjerë të animuar, Gigantic, Jack and the Beanstalk, që është shtyrë për dy vite, nga 21 nëntori i 2018, për në 25 nëntor të 2020. Ndërkaq, Ralph Breaks the Internet: Wreck it Ralph 2” do ti duhen dhe disa muaj para se të publikohet, nga 9 marsi që ishte thënë më parë, më 21 nëntor. The Lion King është vendosur për në 19 korrik 2019 dhe Indiana Jones për në korrik të 2020.

 

SHKARKO APP