FRPD kujton ditëlindjen e Ismail Qemalit

Forumi Rinor i Partisë Demokratike përkujtoi sot lindjen e themeluesit të shtetit shqiptar si edhe firmëtarin e parë të deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Bej Vlora.

 Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, së bashku me të rinj të tjerë demokratë, u përulën pranë shtatores së rilindasit i cili ia kushtoi jetën e tij shtetit shqiptar.

“Sot është një ditë kujtimi e vlerësimi për Ismail Qemalin, por edhe reflektimi për situatën ku gjendemi”, tha Këlliçi duke shtuar se nuk ka mjerim më të madh, nuk ka përdhosje më të madhe që i bëhet dijes dhe mençurisë. Të shkosh nga Ismail Qemali tek Edi Rama, nga Abdi Toptani tek Arben Ahmetaj, nga Luigj Gurakuqi tek Lindita Nikolla, kjo është Rilindja e Ramës”, tha Kellici.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vlerat janë zëvendësuar me antivlerat. Sot kriminelët dhe hajdutët drejtojnë vendin. Të aftët, të arsimuarit, të diturit, kanë marrë rrugët e emigrimit. 105 vite pas shpalljes së pavarësisë, vendi drejtohet nga injorantë, të korruptuar, e trafikantë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kelliçi theksoi se sot është dita e rinisë shqiptare që me votën e saj të rikthejë shpresën dhe besimin tek vlerat, tek dija, tek puna e ndershme, si mënyra e vetme që Shqipëria të ecë përpara. Sot është dita që të garantojmë votën e lirë, ta mbrojmë nga armiqtë e saj në pushtet dhe me votë të bëjmë ndryshimin që çdo qytetar po pret më 18 qershor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?