GËZUAR 2017 nga Mirush Kabashi: Vitin e Ri do ta festoj me familjen në breg të detit

Nga Albina Gjergji

I dekoruar me çmimin “Nderi  i Kombit” dhe i njohur kombëtarisht si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri, aktori Mirush Kabashi për Koha Jonë tregon se ku dhe me kë do ta festojë Vitin e Ri sivjet.

“Vitin e Ri do ta festoj me familjen time në Durrës, së bashku me familjet e disa prej miqve të mi të rinisë në breg të detit, në një lokal të mrekullueshëm, “Bleart”, pronë e një tjetër miku familjar”, shprehet Kabashi, ndërsa uron shqiptarët që t’i shpenzojnë energjitë e tyre në krijimin e të mirave materiale nëpërmjet punës së ndershme, duke shmangur në maksimun abuzimet me përfitime të pista, si dhe konfliktualitetin dhe agresivitetin e përkatësive politike! “Ndërsa admiruesit e artit, do t’i siguroja se vetëm nepërmjet artit, kulturës… e pse jo, besimit të vërtetë fetar, ne mund të formojmë atë mentalitet e ndërgjegjësim, që do të na bëjë natyrshëm pjesë të familjes së madhe Europiane”, mbaron mendimin e tij aktori i madh për gazetën “Koha Jonë”.

SHKARKO APP