Gjumi letargjik i shqiptarëve
Nga Nertil Matjani
Duke parë se çfarë ka ndodh, dhe po ndodh me kombin tim.
Gjithmonë kam vra mendjen, nëse nuk jemi vërtet një pupull patriot ?! Që nuk reagojmë për asgjë.
Apo diçka tjetër fshihet pas këtij gjumi letargjik.
– Trojet Shqiptare të pakten që pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, janë udhëhequr nga lider që kanë punuar kundër interesave të Shqiptarve.
Pasi nuk lanë asnjë metër katror tokë pa falur, falën edhe Detin.
Edhe këto që na kanë mbetur janë dhënë me PPP.
Shumica e drejtuesve politik jo rastësisht kanë ardhur të importuar nga Franca, një vend jo mik për kombin tonë.
Të gjithë drejtuesit qeveritar Shqiptar, ka fal territore dhe pasuri kombëtare, dhe ka punuar për interesat e fqinjve.
Duke sjell vetëm mjerim, që shqiptarët ti braktisin Trojet e tyre Etnike.
Mjerimi për pos emigracionit, e bën një popull të manipulohet lehtsisht.
– Jemi i vetmi vend në Europë, ku sindikatat mbrojnë pushtetin jo puntorin.
– Ku të gjitha shoqerit “civile” financohen nga qarqe anti-shqiptare.
– Vetëm në vendin tonë ndodh që drejtuesit fetar vendosen nga Armiqt tanë.
1-Kleri1 Ortodoks vendoset nga Shteti Grek dhe shteti Serb, dhe punojnë 24 orë kundra Kombit dhe Gjuhes Shqipe. Dhe për aneksimin e Jugut të Shqipërisë dhe Veriut të Kosovës.
Jo pa qëllim ndërtohen memoriale dhe varreza Greke në.Jug, që pas disa vitesh Grekët të pretendojnë se këtu ka qenë Greqi.
“Ja varrezat e lashta Greke.”
Po me të njëjtin qëllim ndërtohen dhe Kishat Sllave mbi rrënojat e Kishave Arbërore në Kosovë.
Drejtuesit institucionve jo vetëm që heshtin, por i suportojnë që ti arrijnë me sukses objektivat e tyre.
2-Drejtuesit Fesë Mulimane i cakton shteti Turk, që të punojnë në një linjë me Sulltanin e rradhës së Turqisë. Sulltanët që për më shumë se 500 vite na e ndaluan dhe Mallkuan Gjuhën Shqipe.
Falet namazi në sheshin Skënderbej, mbulohet me skela statuja e Gjergj Kastriotit.
Disa prej tyre kanë arrtiur deri aty, sa pa pik turpi i thonë xhematit që është Sllav.
Edhe ketu institucionet heshtin.
– Kemi Akademinë e shkencave dhe Institutin e Albanologjise.
Mire që marrin miliona nga taksat tona.
Por punojnë me zell të jashtëzakonshëm, për ta nxjerr Gjuhën më të vjetër të Europës, Gjuhen Shqipe si një Gjuhe cop cop.
Sikur është krijuar nga Serbishtja, Turqishtja dhe Greqishtja.
Po mire O anti-Shqiptar, përpara se të vinin Serbët në Ballkan, përpara se të ndërtohej Shteti Turk, dhe përpara vitit 1821 kur u krijua shteti Grek, çfar gjuhe flsinim ne ?? nëse gjuha jonë qenka huazim i tyre.
Qeveria Shqiptare rradhës jo vetëm hesht, por i mbështet për punën e tyre kundra kombit Shqiptar.
-Mediat që na bëjnë lavash truri 24 orë në 24.
Ku shumica e analistëve dhe gazetarve paguhen me lekë nën dorë kryesisht nga Shteti Grek.
Edhe këtu qeveria Shqiptare e rradhës jo vetëm hesht, por i promovon në Televizione Kombëtare.
Madje disa prej tyre i paguan si këshilltarë të drejtuesve në poste kyce të Shtetit.
Ja pra të dashur Shqiptar, ndaj nuk kemi reagim popullor, mirqenie dhe bashkim kombëtar.
Siç e shohim asnjë hallkë e zenxhirit nuk punon për interesat kombëtare.
Zoti na udhezoftë në rrugën e drejtë të bashkimit kombëtar, dhe dashurisë për njëri tjetrin.