Grabitqari më i rrezikshëm në botë fotografohet duke notuar në ujërat e “Adriatikut”
Të gjithë besojnë se grabitqarët më të mëdhenj, peshkaqenët ndodhen në fund të detit, por jo po u themi se kjo nuk është edhe aq e saktë.
Kjo sepse një peshkaqen i bardhë është parë, duke notuar në ujërat e Detit Adriatik.
Peshkaqeni i madh e ka marrë emrin për shkak të ngjyrës së bardhë që ka në pjesën e barkut.
Ai është i njohur si një ndër speciet më grabitqarë dhe shumë i rrezikshëm, madje sulmon edhe njerëz.
Peshkaqeni i bardhë ai mund të arrijë një gjatësi deri në 6 m dhe një peshë deri në 2240 kg.
Ai mund të jetojë deri në 73 vite dhe shikon mjaft mirë edhe në errësirë dhe në nofullat e tij ka 300 dhëmbë.
Akoma më e frikshme është se ai mund të notojë me 56 km/h.