FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gratë “nxirren jashtë” pishinës se po i jepnin foshnjes gji, ja reagimi i nënave të tjera

Dy gra nga Minesota, të cilat u detyruan të largohen nga pishina publike, sepse po ushqenin me gji foshnja kanë marrë mbështetjen e dhjetëra nënave.

Stephanie Buchanan dhe Mary Davis ishin duke u relaksuar në pishinën e fëmijëve me foshnjat e tyre në krahë, kur djali tre muajsh i Stephanie kishte uri dhe filloi të qante.

Ajo filloi t’i jepte gji, kur një grua iu afrua për t’i thënë se duhet të mbulonte gjoksin. Pastaj Mary, vendosi që të ushqejë fëmijën e saj në të njëjtën formë, për të treguar solidaritet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas një punonjës iu afrua për t’i thënë se duhet të mbulonin gjoksin ose të shkonin në dhomën e zhveshjes. Ato refuzuan të largoheshin dhe në momentin që dolën jashtë pishinës, një oficer policie iu afrua.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ligji i shtetit më mbron që të ushqej fëmijën kudo që ka nevojë”, i tha Stephanie oficerit, i cili i tregoi se institucioni ka të drejtë t’i kërkojë që të largohen. Nënat e tjera u ndjenë keq për mënyrën e turpshme se si ato u trajtuan, prandaj vendosën që të ushqenin foshnjat e tyre në publik për të treguar se nuk mund ta caktojnë momentin kur fëmija ka nevojë për ushqim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?