FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Guidë për studentët e rinj

Guida studentore është krijim i një grupi të rinjsh nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës që kërkon të lehtësojë jetën e studentëve, kryesisht atyre që vijnë nga rrethet apo kalojnë nga cikli i mesëm arsimor, në atë të lartë.

Lorina Halilaj, Studente: “Secili nga ne e ka përjetuar vetë jetën studentore. Unë vetë kam ardhur para 3 vitesh në Tiranë të studio. Fillimet janë të vështira, të ambientohesh në një qytet të madh si Tirana, të gjesh vendet e duhura, me linjat urbane, me Fakultetet e ndryshme”.

Stara Elezaj, Studente: “Çdo student që vjen nga rrethet këtu, është i painformuar në lidhje me vendodhjen e Fakultetit, programet e studimit apo tarifat vjetore dhe është parë e nevojshme që kjo guidë të shërbejë si udhëzues për studentët që kanë problem me këto gjëra”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky libër përpiqet të jap përgjigjet e paqartësive që kanë studentët. I ndarë në 7 kapituj, hapësirë e posaçme i është kushtuar universitetit të Tiranës, por gjithashtu edhe kryeqytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lorina Halilaj, Studente: “Një kapitull shumë I rëndësishëm që nuk mund të mungonte për të drejtat dhe detyrimet e studentëve, për të kaluar më pas në një informim të përgjithshëm dhe të veçantë për kryeqytetin. Pastaj është kapitulli me Fakultetet përkatëse dhe informacionin për çdo gjë që përmban Fakulteti”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?