“Hollywood flet shqip”, plas keq sherri në Facebook

Film Company ka dubluar Filmin Artistik në gjuhën shqipe në bashkëpunim të aktorëve shqiptarë. Producenti Ermal Hoxha ka publikuar një pjesë të  filmit të dubluar, mirëpo kanë plasur komentet dhe kritikat për mënyrën e dublimit.

“Së shpejti Hollywood-i do të flasë Shqip AA Film Company ja doli me sukses e testin për dublimin e Filmit Artistik në gjuhën Shqipe në perfeksion, fal këmbënguljes se drejtuesve të kompanisë, stafit teknik profesional, bashkëpunimit të të gjithë aktorëve Shqiptar (shumë të talentuar) dhe bashkëpunimin me DIGITALB ky është një Gur kilometrik “standart” pararojë për integrimin e vendit tonë në bashkimin europian! “,-shkruan Ermal Hoxha teksa ka postuar dhe një pjesë të videos.

Kritikat kanë qenë të shumta, dhe ka qenë pikërisht fotografi Hektor Pustina i cili ka shprehur pakënaqësi në dublim nga aktorët shqiptarë.

DEBATI I PLOTË:

Hektor Pustina: Booo teatri kukllave…. këto aktorët tonë mirë që s’dinë të luajnë, po edhe per të dubluar qenkan oj nene oj nene hahaaa

Ermal Hoxha: Hektor me gjithë respektin si fotograf do ti merrja për bazë gjykimet për fotografinë, po kur fillon e bëhesh expert për gjëra që nuk je kopetent, le për te dëshiruar… është kollaj të hedhësh fjalë apo mendime subjektive por të bazuara diku!

Hektor Pustina: Me fal nuk e perseris me… sa per ate armaten e njof më mirë dhe më parë se ty se kam punuar vite e vite me to .. për të tjerat s’ja vlen të diskutoj..

Ermal Hoxha: U ëelcom sa herë të duash, por konkretisht… se dreqin… sa qejf kemi të flasim në ajër Të përshëndes!

Hektor Pustina: Hahaaa dhe mos e permend me lodhjen dhe perkushtimin se nuk eshte argument…

Ermal Hoxha:Nuk janë këto argumentet e miat në këtë rast! Gjithsesi unë i njoh për vlera të shoqërisë për të ecur përpara “përkushtimin lodhjen” etje… Nuk e imagjinoj dot se ç’mund të jenë apo si mund të duken para këtyre Fjalët boshe apo dembelizmi… As un as Ti as Zoti nuk jemi gjyqtarë të së drejtës apo të gabuarës …newsbomb.al

https://www.facebook.com/1313406659/videos/10211329057444862/

SHKARKO APP