Horoskopi 8 Dhjetor 2020, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Dashi
Edhe pse Merkuri vazhdon t’ju bëjë pak jetën lëmsh ju tani jeni rikuperuar plotësisht dhe jeni në gjendje të kontrolloni më së miri veten dhe jetën tuaj. Tregohuni pak më të ndjeshëm ndaj partnerit dhe jepini atij vëmendjen që i takon. Familjarët do i keni në krah në çdo vendim që do të merrni, prandaj tregohuni të vëmendshëm dhe shfrytëzojini mundësitë që do të keni.
Demi
Parashikohet përgjithësisht një ditë e qetë për ju që i përkisni kësaj shenje, ndonëse në momente të caktuara mund të keni ndonjë moment nervozizmi për shkak të ndërhyrjes së dikujt. Ju mund ta gjeni veten sot midis një shkëmbi dhe një vendi të vështirë. Gjërat që ju mendoni se sot do të marrin vetëm njëzet minuta mund të përfundojnë duke marrë një orë e njëzet minuta falë ngjarjeve të paparashikuara.
Binjakët
Mundohuni të shmangni njerëzit negativë dhe agresivë sot. Rrethoni veten me më shumë energji pozitive sepse në këtë kohë të zymtë vetëm ato energji nuk do ju lejojnë të rëzoheni. Gjëja më e mirë që mund të bëni sot është të dilni në mbrëmje dhe thjesht të relaksoheni. Nëse keni vështirësi të shprehni ndjenjat tuaja të vërteta, kjo ditë do të jetë e duhura për ti thënë partnerit sesa shumë e dashuroni.
Gaforrja
Është dita perfektë për të vendosur në punë disa nga idetë tuaja krijuese. Sot, është një ditë në të cilën ju duhet të përdorni logjikën. Ju mund të merrni një letër shqetësuese ose telefonatë që nuk e keni pritur. Për beqarët do të jetë një ditë e zymtë ku nuk do të mungojnë tensionet me miqtë e vjetër.
Luani
Me pozicionin e Merkurit nga njëra anë dhe Afërditës nga ana tjetër dita sot mund t’ju ofrojë momente shumë interesante në fushën e raporteve ndërpersonale. Ç’rutinë e mërzitshme puna!Njerëzit nuk do të kenë frikë të luftojnë me ju , kështu që nëse planifikoni të futeni në ring, sigurohuni që të jeni gati të përballoni disa grushta.
Virgjëresha
Në familje mund të keni një zënkë të vogël për probleme të lidhura me pasuritë e trashëguara. Lidhja juaj sentimentale është aq e fortë saqë jeni duke bërë plane për të ardhmen.Nga ana profesionale keni për të arritur një pozicion të mirë për karrieren tuaj.
Peshorja
Keni për tu dëgjuar më të afërm ose miq që jetojnë larg dhe nuk flisni prej shumë kohësh. Megjithë se jeni ju që u jeni larguar, do e kuptoni se keni qëne të gabuar deri më sot. Dashuria ka për të triumfuar ashtu si edhe puna juaj.
Akrepi
Lëvizja e re e Marsit në shenjë ka ndikuar e do të ndikojë për disa ditë negativisht te ju, prandaj duhet të kini kujdes për t’i marrë gjërat më shtruar.Emocionet tuaja mund të jenë paksa befasuese. Ju mund të gjeni veten të përlotur nga një këngë që e dëgjoni në radio.
Shigjetari
Ndoshta do të planifikoni një udhëtim të largët për të takuar një familjarin tuaj. E ndjeni te nevojshme jo vetem se keni kohe pa u takuar por edhe per clodhje. Lidhja juaj sentimentale ka për të kaluar disa probleme te vogla lidhur me xhelozine e partnerit tuaj.
Bricjapi
Pas një periudhe nga ato kur duket se gjërat nuk shkojnë në anën e duhur, situatat po kthehet gradualisht në favorin tuaj dhe nga kjo situatë e re që po krijohet duhet të përfitoni pa humbur kohë. Sot do të ishte mirë të takonit me dikë me të cilin nuk ke folur prej kohësh.
Ujori
Rrethi juaj i miqve tashmë ka pësuar një ndryshim të madh dhe kjo gjë ka ndikuar dhe te ju. Mos i shikoni gjërat me pesimizem. Dita vërtet do të nisë keq por mendoni pozitivisht. Ndoshta veprimet tuaja duhet të jenë më të përgjegjëshme në vazhdim në mënyrë që mos u prishni ditën edhe të tjerëve.
Peshqit
Një ditë mjaft e mirë parashikohet për ju që i përkisni kësaj shenje, e në mënyrë të veçantë për ata që studiojnë apo merren me krijimtari, pasi do të kenë mbështetjen e plotë të Mërkurit. Nëse një raport nuk mund të vazhdojë më, atëherë është e kotë ta zgjasni.