Horoskopi 9 Dhjetor 2020, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi

Kjo e mërkurë do të jetë  e mbushur plot sfida dhe vështirësi për ju. Është koha e duhur të rishikoni disa nga bashkëpunimet  tuaja dhe të kuptoni se çfarë mund t’ju ofrojnë dhe çfarë mund të jepni. Disa momente të ashpra dhe të bezdishme do të ndodhin në marrëdhënien tuaj me partnerin. Durimi është një domosdoshmëri, veçanërisht për gratë e kësaj shenje.

Demi

Ju nuk mund t’i lejoni vetes pak pushim, pasi duhet të punoni shumë për të arritur aty ku ju dëshironi që të arrini. Tregoni kujdes dhe mos lini gjëra të papërfunduara. Çlironi energjinë tuaj dhe përballuni me angazhimet që ju presin! Ëmbëlsia që do ju falë partneri nuk do t’ju tundojë dhe nuk do ju bëjë që të largoheni nga gjërat në të cilat jeni fokusuar.

Binjakët

Ditë e mrekullueshme, kjo e mërkurë për ju të dashur binjakë. Shumë raste të shkëlqyera do tju vijnë sot dhe bëni mirë mos i humbisni. Hëna në fushën e pestë, për shembull, ju merr për dore, ju çon të vizitoni të dashurit që nuk i keni parë për një kohë të gjatë. Në punën tuaj do të përfitoni njëhapësirë të re.

Gaforrja

Edhe pse jeni nën ndikimin e Jupiterit, sot nuk duhet të keni shumë iluzione, prandaj është më mirë të mbështeteni në aftësitë tuaja. Hëna është në një pozicion të favorshëm për ju, dhe duhet ta shfrytëzoni për të sistemuar një herë e mirë problemet në fushën sentimentale. Mos u stepni për të thënë kërkesat tuaja.

Luani

Afërdita, Marsi, Saturni dhe Plutoni, bëjnë që dita e sotme  të jetë mjaft pozitive në planin ekonomik. Por edhe zemra kërkon pjesën e saj. Tani që Jupiteri është në një orbitë mëse stimuluese për ju, do t’i keni të gjitha mundësitë që të rikuperoni terrenin e humbur.

Virgjëresha

Përpara se të merrni vendime të rëndësishme sot, mundohuni të kërkoni këshillën e personave që gjithmonë ju këshillojnë për mirë. Keni për të takuar një person që ka për tju dhënë ide të reja.Kujdes me shpenzimet e tepruara dhe me gjërat që realisht nuk i keni të domosdoshme.

Peshorja

Dita e sotme do të jetë e gjitha në favorin tuaj. Do të jeni shumë romantik dhe do të kënaqni partnerin tuaj. Atij i pelqen më shumë kur jeni të tilla sesa kur i impononi gjërat që duhet të bëjë. Keni për të organizuar një mbrëmje të paharrueshme. Sa i përket shëndetit është mirë të tregoni kujdes për veten, ushqehuni shëndetshëm dhe shkoni në palestër.

Akrepi

Buxhetin duhet ta menaxhoni me sa më shumë kujdes që të mundeni në mënyrë që të mos keni probleme as sot e as më vonë. Mos shpengoni për gjëra të kota. Edhe pse rutina do mbizotërojë gjatë gjithë kohës në jetën tuaj në çift, duhet thënë se ajo do jetë e ekuilibruar dhe jo problematike. Merrini gjërat si t’iu vijnë.

Shigjetari

Sot partneri do t’ju shprehë ndjenjat pa pushim dhe do ju bëjë të keni më besim në veten tuaj. Mbrëmja do jetë më emocionuese dhe më e këndshme. Buxhetin duhet ta menaxhoni me sa më shumë kujdes që të mundeni në mënyrë që të mos keni probleme as sot e as më vonë.

Bricjapi

Ju këtë të mërkurë do të jeni në një gjendje mjaft impulsive. Do të nxitoheni dhe do veproni pa u menduar mirë gjë e cila do të krijojë probleme në jetën tuaj. Megjithatë disa mundësi do të dalin dhe duhet të shikoni çfarë funksionon dhe çfarë jo. Mund të jeni konfuzë pasi të marrësh një vendim në një kohë të shkurtër nuk është aftësia juaj më e mirë. Megjithatë këtë herë do t’ia dalësh mbanë.

Ujori

Një mik i ngushtë mund të ndajë disa sekrete me ju dhe do ju kërkojë ndihmë për diçka që nuk e zgjidh dot vetë.  Duhet të jeni diskretë me këtë informacion që ai do t’ju japë dhe duhet ti ofroni ndihmën tuaj pa marrë gjë në shkëmbim.  Plotësoni të gjitha detyrat në jetë në një mënyrë konstruktive. Duhet të bëni kujdes me atë që thoni dhe atë që bëni.

Peshqit

Sot do të keni mundësi që të joshni këto me zgjuarësinë dhe bukurinë që ju keni. Do të fitoni admirimin e të gjithë atyre që iu rrethojnë. Partneri juaj është më i përkushtuar se ju gjë e ciila e bezdis atë.  Është e rëndësishme që të keni vëmendjen e duhur edhe për sa i përket jetës personale.

SHKARKO APP