FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I ra celulari nga avioni, gruaja habitet kur e gjen

Duke përdorur aplikacionin Find My iPhone, kjo grua gjeti celularin e saj pasi i ra gjatë një fluturimi.

Sarvinder Naberhaus po udhëtonte me një avion vintage, i cili pjesen lart e ka te hapur dhe gjatë fluturimit argëtues po bënte foto me celular. Papritur, era i rrëzoi celularin nga dora që përfundoi në tokë, në dukje i pagjindshëm dhe i shkatërruar përtej riparimit.

“Era e mori me vete dhe u zhduk. Pashë poshtë dhe vura re fusha me misër,” tha Naberhaus. Piloti i tha se s’do e gjente më atë celular, aq më pak pas rënies nga 300 m lartësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pasi avioni u ul, Naberhaus përdori aplikacionin Find My iPhone. Në fillim dështoi, por sapo ishte nisur për të marrë një celular të ri, aplikacioni shfaqi në ekran vendndodhjen e celularit të rënë nga lartësia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Naberhaus bashkë me një shoqe e gjetën celularin në një copëz toke me bar në një zonë të banuar. Pajisja s’kishte asnjë gërvishtje të vetme dhe punonte si më parë shkruan Business Insider.

“E gjeta mes barit. Mes një bari të gjatë, të butë, të këndshëm. Zoti ka sens humori”, tha ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?