“Iku krijuesi i statujës së Vaçe Zelës”, Erion Kristo i dedikon fjalët e ndjera Arben Bajos: Po vdèsin gjenitë, me paret tona po shpëtojnë mavritë
Aktivisti Erion Kristo i ka dedikuar një shkrim prekës skulptorit Arben Bajo, i cili gjeti vdekjen në spitalin Infektiv pasi nuk u gjet dot gjak i një personi që e kishte kaluar sèmundjen e Còvidit. Në një postim në Facebook, Kristo shkruan se “iku krijuesi i statujës së Vaçe Zelës”.
Ndër rreshta shprehet se dhímbja më e madhe i vjen kur shikon që vdesin gjeni, dhe me paratë e popullit shpëtohen ata që i cilëson “mavri”.
Shkrimi i plotë:
Dhimbje shumë e madhe për humbjen e jetës së skulptorit Arben Bajo. Iku një artist i madh. Krijuesi i statujës së Vaçe Zelës, e plot të tjera. Iku në moshën më të bukur, 53 vjeç. Ngushëllime për familjarët dhe miqtë.
Më dhimbet kur mendoj se sa shumë vepra të pakryera mbetën brenda mendjes së tij. Po më shumë më dhimbet kur shikoj se po vdesin gjenitë dhe me paret tona po shpëtojnë mavritë. E keqja e pranuar merr forma të tilla. Në çdo rast, shteti ynë nuk ka largpamësi. Shoqëria jonë nuk i njeh vlerat. Më erdhi mirë që miqtë e tij u përpoqën dhe dikush u ofrua dhe për ndihmë.
Duhet të reflektojmë sa më shpejt. Duhet t’i mbrojmë fort ato pak mendje brilante që kemi.