Intervistë me një nga të vaksinuarat në Itali: Është e rëndësishme të mos heqim dorë nga vaksina

“Vaksina është një zgjedhje dashurie, altruiste dhe e sigurt”, ka deklaruar Maria Rosaria Capobianchi, me profesionin kërkuese shkencore e një nga pesë personat e parë që mëngjesin e sotëm mori dozën e vaksinës Pfizer Biotech në Institutin e  Sëmundjeve Infektive Spallanzani në Romë.

Prej vitit 2000 ajo është Drejtoreshë e Laboratorit të Virologjisë dhe Drejtuese e Departamentit të Epidemiologjisë e Studimit Paraklinik e Diagnostikës së Avancuar të Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive Spallanzani në Romë.

Ajo është një nga ekspertet më të mira botërore që së bashku me ekipin e saj, më 2 shkurt të 2020,mundën të izolojnë  e morën në studim virusin Sars-CoV-2 si përgjegjës të pandemisë që po përfshinte botën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas marrjes së vaksinës ajo thotë se “do të merrte vaksinën dhe nëse nuk do të ishte futur në listën e personave të parë për kryerjen e saj. Edhe e fundit po të isha nuk do të tërhiqesha pas, thotë ajo. Është e rëndësishme të mos heqim dorë nga kjo zgjedhje që është e sigurt, altruiste e një zgjedhje dashurie për të afërmit tanë e për komunitetin.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Vaksina Pfizer Biotech, tha ajo, ka kryer me sukses të gjitha fazat e eksperimentimit e është një instrument që ofron avantazhe të sigurta për shëndetin tonë”

Profesoresha Maria Rosaria Capobianchi, është anëtare dhe e ” ËHO collaborating center for the for clinical care, diagnosis, response and training on Highly Infectious Diseases”.

Me ekipin e saj mjekësor, Profesoresha Capobiancho kontribuoj në gjetjen e kurave e terapive më të përshtatshme e efikase për shërimin nga Covid 19 të personave të infektuar në Itali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?