Inva Mula ‘rrëmben’ mikrofonin, jep shfaqje për ditëlindjen e së bijës 5-vjeçare

Dje vajza e sopranos së njohur shqiptare, Inva Mula ka festuar 5-vjetorin e lindjes, ndërsa mami Inva ka dhënë një shfaqje për fëmijët duke mos i rezistuar dot mikrofonit.

Ajo ka interpretuar përballë fëmijëve dhe miqve të ftuar me rastin e ditëlindjes së vajzës së saj, Nina.

I gjithë ambienti ka qenë i zbukuruar me ngjyra për vogëlushët, ndërsa në një moment Inva ka rrëmbyer mikrofonin dhe ka kënduar këngën e të atit, Avni Mula “Vajzë më kaçurrela”. Një prej të ftuarve në këtë festë ishte edhe Rudina Magjistari, e cila ka ndarë me miqtë disa foto në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Screenshot003

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?