Ish-ministri i Shëndetësisë: Plehrat e Sharrës dhe shëndeti i njerëzve, histori e rrugëtimit nga ferri në parajsë!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja, iu përgjigjet akuzave të opozitës mbi inceneratorët, ku ndonëse nuk preferon të ndalet te kostot këtij investimi, thekson se janë me rëndësi për shëndetin e njerëzve.

Përmes një mesazhi të gjatë në “Facebook”, ish-ministri ndalet te plehrat e Sharrës, duke thënë se më parë e gjithë Tirana mbate erë të qelbur dhe mbi kokën e secilit ishte reja e tymit nga djegia vrastare e këtyre plehrave, ndërsa me landfillin gjigant të kapsulimit të mbetjeve kjo gjë nuk ndodh më.

E njëjta gjë, sipas tij, ndodh edhe me inceneratorët, pasi “Qytetaret nuk duan tia dine sa euro per ton kushton incenerimi i mbetjeve, por duan te mos perfundojne me dyerve te spitaleve dhe qendrave shendetesore te semurur dhe te intoksikuar nga PLEHRAT!”

Mesazhi i plotë i ish-ministrit:

PLEHRAT E SHARRES DHE SHENDETI I NJEREZVE-HISTORI E RRUGETIMIT NGA FERRI NE PARAJSE

U be ca kohe qe ne Tirane nuk po ndjehej me as era e qelbur e djegies se plehrave ne sharre dhe as nuk na vinte me mbi koke reja e tymit nga kjo djegie vrastare. U interesova dhe konstatova se ai pirgu i qelbur sa nje mal i mbetjeve qe Tirana prodhonte cdo dite dhe qe digjej ne fushe depozitimin e Sharres pa bere as ndarje ne burim, as proces riciklimi dhe as proces kompostimi sipas teknikave higjeno sanitare, nuk ekzistonte me.

Ishte ne kufijte e te pabesueshmes, por mali me “plehra” i Tiranes ishte kapsuluar pothuaj i teri dhe ishte mbjelle me fidane. Ne ate zone qe ishte bere tmerri i Tiranes dhe i Shqiperise, tani gjen impiantin e ndarjes ne burim te mbetjeve sipas parametrave te BE, landfillin gjigand te kapsulimit te mbetjeve te ngurta krejt modern dhe te perfunduar, landfillin e kapsulimit te mbetjeve te rrezikshme gjithashtu krejt modern ne perfundim e siper, pergatitjen infrastrukturore te fillimit te ndertimit te inceneratorit te mbetjeve me teknologji italiane(BE),( Vienna e ka ne mes te qytetit) i cili e ka zero mundesine e emetimit te gazrave te rrezikshem ne ajer dhe i cili do te prodhoje energji elektrike qe do ti shtohet rrjetit ekzistues, sepse aty ngjitur do te ndertohej dhe stacioni elektrik perkates. Gjithe ketyre u shtoheshin edhe tre liqene te vegjel artificiale te ndertuar aty te pasuruar edhe me rasate peshku, uji i te cileve perdorej per disa qellime, si edhe disa mijera fidane pemesh te mbjelle aty dhe qe ne krye te disa viteve do ta kthejne zonen e gjelberuar ne pyll! Pa permendur ketu edhe faunen e pasur ne kafshe qe kishin vendosur aty!!

Te ma kishte thene njeri kete, per ate Zot nuk do e besoja, po te mos e kisha pare vete.
Por tani shqiptaret jane ne nje hall tjeter te madh: po i terrorizojne me gogolin e inceneratorit! Keta terrorizues ( politike me se shumti) qe demek i preu barku se sa shume po vjedh qeveria me inceneratoret( nuk marr kurre persiper te merrem apo te justifikoj kostot e ketij investimi, por po trajtoj impaktin ne shendet te ketij revolucioni teknologjik) nuk jane shprehur dhe nuk shprehen kurre se si do ti trajtojne mbetjet nese do vijne ne pushtet: pra jane per djegien kriminale te plehrave ne sharre si deri me sot, apo jane per ndarjen e tyre ne burim, kompostimin, inceneremin dhe riciklimin e tyre sipas metodave dhe teknologjise se BE sic ka nisur tani te procedohet ne Sharre.

Se dyti,si ka mundesi qe keta segmente politike te mos sensibilizojne qofte edhe nje here te vetme popullaten(jo elektoratin) mbi tmerret qe shkaktojne ne shendet mbetjet e rrezikshme si ato teknologjike industriale me permbajtje substancash me toksicitet te larte, mbetjet spitalore infektuese, mbetjet farmakologjike, mbetjet e pesticideve, apo edhe vajrat dhe baterite??!!

Pse nuk sensibilizojne popullaten keta zhurmues se depozitimi halucinant shume vjecar ne Sharre i mbetjeve pa bere asnje ndarje sipas llojit dhe kategorive ka cuar ne clirimin e gazrave dhe lendeve ndotese si: lende e grimcuar, dioksid sulfuri, dioksid nitrogeni, plumb, fosfate etj, te cilat demtojne seriozisht deri ne pasoja fatale shendetin e popullates duke shkaktuar qe nga astma bronkiale e bronkitet alergjike, e deri tek simptomat e helmimit akut dhe kronik nga thithja e metaleve te renda, pa permendur ketu pasojat dramatike te helmimit me plumb te femijeve dhe te moshave te tjera sidomos te komunitetit qe jeton perreth asaj zone, si: anemi e theksuar, hipertension arterial persistent, aksidente cerebro vaskulare dhe demtime te renda te veshkave?!

Nderkohe qe, edhe kapsulimi qe i eshte bere tonelatave te plehrave qe gjendeshin aktualisht ne Sharre, eshte bere sipas nje teknologjie krejtesisht koherente me sistemin e tubave dhe drenazhimin, per te mbajtur nen kontroll dhe detoksikuar gazrat apo furanet qe clirohen nga dekompozimi i mbetjeve ne landfill, duke eleminuar keshtu cdo lloj gazi te demshem dhe toksik qe mund te clirohej ne ajer nga ky dekompozim sic ka ndodhur per vite e vite me rradhe.
Ja perse per banoret e Tiranes kjo eshte ne kufijte e endrres! Te endrres per te mos u semurur me nga PLEHRAT!

Qytetaret nuk duan tia dine sa euro per ton kushton incenerimi i mbetjeve, por duan te mos perfundojne me dyerve te spitaleve dhe qendrave shendetesore te semurur dhe te intoksikuar nga PLEHRAT!

Ja pse mrekullia qe ka ndodhur ne Sharre po i mundeson shendetit te njerezve rrugetimin nga ferri ne parajse!
Perpunimi dhe shkaterrimi i mbetjeve sic e ben Evropa ku duam te hyjme, me ngacmoi te shkruaj keshtu, sepse une jam MJEK, jo llogaritar. Llogaritareve politike te plehrave do tju kujtoja se u del dhe mjafton postulati: kush ndot, paguan!!

 

SHKARKO APP