Ismail Kadare në Paris, takim në nderim të figurës së tij

Në Paris do të mbahet një takim letrar më 24 janar në nderim të figurës së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare ku do të disktohet dhe për librin e tij “Mëngjeset në kafe Rostand”.

Ky takim letrar do të moderohet nga Antoine Boussin, me prezencën e njerëzve të artit parizien dhe me një numër të limituar të audiencës.  Takimi zhvillohet në selinë e Fondacionit Aleanca Franceze në kryeqytetin francez.

Kadare ka fituar çmimin Man Booker në vitin 2005, Çmimin Princi i Asturias në vitin 2009 dhe Çmimin Jerusalem në vitin 2015-të. Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore.

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja), ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.

SHKARKO APP