Ja kush janë ata që përhapin “fake news”

Një studim i fundit ka dalë në përfundimin se pjesa më e madhe e lajmeve të rreme në Twitter gjatë vitit 2016 u përhap nga një numër tepër i vogël përdoruesish. Konservatorët dhe të moshuarit rezultojnë të kenë qenë ata që shpërndanë më shumë informacione të rreme. Kërkuesit verifikuan mbi 16,000 llogari Twitter-i në Shtetet e Bashkuara dhe zbuluan se vetëm 16 prej tyre, ose më pak se 0,01%, ishin individët që përhapën rreth 80% të keqinformimit të maskuar si lajm.

Studimi u publikua në revistën prestigjoze “Science”. “Rreth 99% e përdoruesve të Twitter-it nuk shpërndanë thuajse asnjë informacion të rremë në pjesën më të nxehtë të vitit zgjedhor”, thotë një prej autorëve të kërkimit, David Lazer, profesor i politikës dhe shkencave kompjuterike në Northeastern University.

Përhapja e informacioneve të tilla, theksoi ai, ndodh në një cep mjaft të vogël të Twitter-it. Sipas Lazer, të paktë nuk janë vetëm njerëzit që e përhapin këtë lloj informacioni, por edhe ata që e konsumojnë atë, pavarësisht faktit se ekziston një përpjekje e organizuar për t’i futur të dhëna të kësaj natyre në sistem.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?