“Jam shqiptar, por Shqipërinë nuk e kuptoj”

Gazetari Mustafa Nano kish ftuar në sot në emisionin “Zululand”, Skënder Sherifin, poetin shqiptar me shtetësi belge që sapo ka publikuar në shqip librin “Silenzio” me poezi të shkruara në rininë e vet.

Sherifi foli për marrëdhëniet e tij me Shqipërinë e Belgjikën. “Unë e kam një shtresë shqiptari në nënvetëdijën time, edhe pse me formim jam kozmopolit: por Shqipëria është e çuditshme, unë nuk e kuptoj, nuk arrij ta lidh dot si një të tërë, është një botë fragmente-fragmente”, tha ai.

Dhe vijoi të thotë se “Belgjika është një botë ndryshe, ku nuk ka kuptim të jesh patriot, ku bashkëekzistojnë disa kultura, dhe unë jma produkt edhe i këtij konteksti”.

Më pas biseda u fokusua te revolucioni francez i vitit 1968, por edhe te bota e sotme që, sipas Nanos, është bërë më e frikshme se në çdo kohë tjetër të gjeneratës sonë”.

Sherifi tha se shumë ngjarje që po ndodhin, si largimi i Britanisë së Madhe nga Europa, zgjedhja e Trumpit në SHBA, integrimi i vështirë i myslimanëve në Europë, roli i Rusisë, etj, mund të sjellin për pasojë shpërbërjen e BE-së dhe ky do ishte një lajm i keq.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun:

SHKARKO APP