Ju flet Moska – Rekordet e Berishës dhe Enver Hoxhës që do të thyejë Edi Rama në 2023

Rekordet e Berishës dhe Enver Hoxhës që do të thyejë Edi Rama në 2023 ishte tema e kësaj të marte në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Në politikë ka disa rekorde në një post drejtuese. Njeriu i rekordeve politike sot për sot është Edi Rama. Rama ka thyer dy rekorde brenda PS-së. Ai theu rekordin e kryetarit të partisë që e mbante Fatos Nano, i cili qëndroi kryetar për 13 vite e 6 muaj. Pas rekordeve që ka thyer në parti, Edi Rama është në garë me Sali Berishën.

Berisha ka qëndruar kryetar partie për 16 vite e 11 muaj. Edi Rama këtë rekord e thyen në shtator 2023. Rama është bërë kryetar në vitin 2005 dhe 16 vite e 11 muaj i plotëson në shtator 2022. Berisha ka ndenjur 8 vite kryeministër, rekord që Rama e thyen në shtator 2021. Ndërsa si kryeministër e si kryetar partie, Berisha ka qenë si i tillë për 7 vite e 10 muaj, ndërsa Rama e thyen këtë rekord në fund të korrikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama në mandatin e tij të tretë e thyen drejt një rekordi që i takon Enver Hoxhës. Hoxha ka qenë kryeministër, d.m.th sekretari i përgjithshëm që quhej aso kohe. Enver Hoxha ka qëndruar kryeministër për 9 vite e 8 muaj, rekord të cilin Rama e thyen në vitin 2023.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto rekorde kanë domethënien e tyre, nuk janë kot. Po ashtu, Rama shkon drejt rekordit që mban Gramoz Ruçi si një politikan për mbajtjen e pozicioneve të larta shtetërore. Ruçi ka mbajtur poste të larta shtetërore në harkun e 30 viteve në vendin tonë, një rekord në llojin e vet ky. Rama i bie që këtë rekord ta thyejë në vitin 2028.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?