Ka një arsye psikologjike pse të shohësh skena të nxehta me prindërit është ”torturë e sikletshme”
Edhe nëse jeni të rritur, skenat e seksit në filma mbeten një situatë e sikletshme dhe në shumë raste, prindërit ndërrojnë ekranin ose ju lëvizni nga dhoma. Pse është kaq e vështirë? “Pavarësisht se sa vjeç jeni, pranimi i ekzistencës së seksit përballë prindërve tuaj, mund të jetë i vështirë”, thotë Aimee Daramus, psikologe klinike.
“Shumë familje janë ende të ndikuara nga tradita apo norma të tjera kulturore, për t’i mbajtur fëmijët e tyre “sa më të pastër”, për aq kohë sa të jetë e mundur”.
Melissa Thompson, psikoterapiste, shprehet “Seksi është privat për shumë njerëz dhe jo diçka që e ndani me të tjerë. Shfaqja e skenave të tilla para ekranit, mund të duket e pakëndshme, kur jeni pranë njerëzve të tjerë”.
Nuk ka asnjë problem edhe nëse ndiheni rehat ose të paktën, jo në siklet, kur shihni skena seksi gjatë filmave me prindërit tuaj. Kjo ka të bëjë me marrëdhënien kulturore që familja juaj dhe ju keni me seksin, me nivelin tuaj të komoditetit, ndjenjat personale si dhe mënyrën se si është diskutuar (ose nuk është diskutuar) gjatë rritjes.
Të gjitha këto kanë të bëjnë, por njëkohësisht, mund të mos kenë të bëjnë aspak me mënyrën se si ndiheni ju gjatë një skene seksi me prindërit. “Ju mund të jeni familja më liberale, por ti përsëri mund të ndihesh në siklet gjatë një skene seksi në filma. Secili prej nesh ka një “barometër të personalizuar të sikletit”, që ndonjëherë nuk ndikohet nga lidhja që kemi me familjen”.