Kafeina mund të jetë sekreti për flokë të shëndetshëm e të gjatë

Produktet e reja të shampove, zbutësit të flokëve dhe trajtimeve të fundit, po përmbajnë kafeinë në formulën e tyre.

Birdgette Hill, eksperte e flokëve, thotë se kafeina stimulon qarkullimin e gjakut në zonën e skalpit dhe kjo është e rëndësishme, sepse në këtë mënyrë lëkura ushqehet me oksigjen dhe lëndë ushqyese, që janë të nevojshme për flokë të shëndetshëm.

Për këtë arsye dhe të tjera, kafeina mund të jetë një shtesë e rëndësishme në rutinën tuaj të kujdesit ndaj flokëve. Në lidhje me rënien e flokëve, kafeina natyrshëm kundërvepron me DHT, hormonin përgjegjës për rënien e flokëve. Kështu, ajo inkurajon flokët të rriten dhe të jenë të shëndetshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dermatologët dhe estetistët thonë se zakonisht, trajtimet e tilla kërkojnë një kohë prej 3 muajsh për të dhënë efektet e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?