FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KAZAN FEST, aktiviteti i veçantë i traditës dhe artit në Këlcyrë

Bashkia e Këlcyrës ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të promovuar turizmin dhe prodhimet vendase në këtë zonë.

Në datat 4-5 tetor në fshatin Ballaban do të zhvillohet KAZAN FEST, një projekt që gërsheton traditën e prodhimeve e kulinarisë së zonës me aktivitetet artistike. Festa e veçantë zhvillohet në Fermën Grand Albanik dhe organizohet nga Qendra ISO, në bashkëpunim me Bashkinë e Këlcyrës.

Pjesëmarrësit kanë mundësi të shijojnë produktet njohura të zonës; verë, reçelra, djathë e kos të prodhuar në mënyrë artizanale nga fermerë dhe prodhues të Këlcyrës, Përmetit, Gjirokastrës, Tepelenës, Libohovës, Dropullit dhe Memaliajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa aktiviteti artistik do të drejtohet nga Boiken Lako dhe grupe të reja të muzikës pop, rock, RnB, dhe DJ. Pjesë e koncertit do të jenë dhe grupi i Sazeve të Këlcyrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?