Kek në formë penisi, në pranga pastiçierja (FOTO)
Forcat e sigurisë në Egjipt, kanë vënë në pranga një pastiçiere e cila përgatiti kek të vegjël (cupcake) me zbukurime në formë penisi për një festë private ditëlindjeje të një klubi sportiv në një lagje të pasur të Kajros.
Si një nga shembujt e fundit të kontrollit të shtetit egjiptian për moralin publik, pastiçierja u arrestua në shtëpinë e saj, fill sapo pjesëmarrësit e festës hodhën foto në rrjete sociale. Media shtetërore raportoi se forcat e sigurisë identifikuan pastiçerinë, pasi morën deklarata nga dëshmitarët okularë.
Rasti tërhoqi vëmendjen e ministrit për Rininë dhe Sportin, Dr. Ashraf Sobhy, i cili tha se departamenti i tij do të formonte një komitet për të hetuar incidentin dhe për të ndëshkuar autorët e dyshuar. Pas marrjes në pyetje nga prokurorët, gruaja e pastiçerisë u la e lirë me kusht që të paguante gjobën prej 5,000 EGP (afërsisht 32,300 lekë).