Këmbimi valutor/ Dollari në rënie drastike. Euro dhe Paundi shfaqin vlera të qëndrueshme

Euro vazhdon edhe këtë të enjte të ruaj po të njëjtat vlera sikurse dje, duke u kuotuar në vlerën e 121.6 lekëve.

Ndërkaq Dollari Amerikan ka pësuar një rënie drastike prej 0.5 pikësh duke zbritur në nivelin e 107.9 lekëve.

Referuar të dhënave të Credins Bank, Paundi Britanik nuk ka regjistruar luhatje duke mbetur edhe sot në vlerën e 135 lekëve.

Franga Zvicerane nuk ka shënuar lëvizje ndaj vazhdon edhe ditën e sotme të jetë në nivelin e 109.2 lekëve. Dollari kanadez dhe ai Australian këmbehen sot përkatësisht me 82.5 lekë dhe 74.8 lekë, njësoj sikurse dje. /Scan

SHKARKO APP