Këngët që frymëzojnë dhe bashkojnë ndjenjat e popujve (FOTO)

Këto qenë fjalët homazh-përshëndetëse të zëvendës ambasadorit rus në Shqipëri, zotit Dimitri Kazmin në koncertin e grupit artistik të të rinjve rus “VERTOGRAD” nga Moska dhënë në Tiranë.

Ai falënderoj dashamirësit  e  popullit shqiptar për artin rus. Pasi ky art shpalos shpirtin e madh, urtësinë dhe energjinë krijuese të popullit rus.

Koncerti jo pa qëllim u hapë me pjesën instrumentale “O moj mështekne”, e luajtur nga instrumente popullor karakteristike ruse si, balalajkë, kitarë dhe fizarmonikë.

Në hapësirat  e pamasa të Rusisë mështekna  ose Berioza është simbol i urtësisë, paqes, dashurisë, bukurisë. Barioza është një dru me trung të bardhë, kurorë të përkulur duke krijuar figurën e derdhur të urtësisë. Një pasuri shpirtërore të vajzës ruse dhe gruas ruse.

3

Kënga u shoqërua me duartrokitje të larmishme sipas motiveve të  këngës pasi ajo evakuon miqësinë e dikurshme të popullit shqiptar dhe popullit rus.

Pjesa instrumentale  “O moj mështeknë” u duartrokit dhe ngjalli tek spektatoret ndjenja artistike.

Në vitet `50-të të shekullit të kaluar, ka ardhur në Shqipëri dhe ka dhënë koncert ansambli i famshëm rus  “Berioza”. Sa bukur i ka kënduar Beriozës poeti i madh lirik rus Jesenin! Prandaj kënga e bariozës  është e kërkuar dhe e shijuar në Rusi dhe kudo në botë.

Koncerti vazhdoj me pjesë të tjera instrumentale “Hëna po shkëlqen”, “Zonja”  luajtur me balalajkë e kitarë,  pjesa “Cardash”, “Dielli i lodhur” etj. Artistët e rinj moskovitë ekzekutuan disa këngë të reja dhe pjesë  të kompozitorëve që ne i kemi dëgjuar prej vitesh. Këngëtari  Gennadi Kasinov ekzekutoi  10 këngët e repertorit të tij, te cilat u pritën me ovacione.

2

Veçanërisht këngët “Ku jeton dashuria ime”, “Përgjatë rrugës Piterskaja”, “Rruga e gjate” etj.

Në mënyrë te veçantë u shoqëruan këngët për  “Moskën”, “Kalinka”, që rikujtuan vitet heroike të luftës së madhe patriotike.  Entuziazëm solli në salle edhe kënga  e bukur lirike ruse “Oci Cornie” (Sytë e zinj), që i këndon vajzës simpatike ruse me sy të zinj, aq e adhuruar nga djemtë.

Me ovacione dhe duartrokitje  u shoqëruan edhe këngët e kënduara nga  Anna Zborovkaja  si  “Vij  nga Fshati”, “Po lulëzon qershia”, “Vanjushka” etj. Këngët e bukura ruse patën  përmbajtje të shëndosh edhe nivel të lartë artistik. Artistët e rinj te grupit artisti “VERTOGRAD” të Moskës i kënduan vendit të tyre, familjes, dashurisë, shoqërisë.

4

Koncerti u mbyll me këngën  “Mbrëmja në rrethet e Moskës”. Rusët e konsiderojnë  atë këngë himn, për tingujt dhe muzikën e ëmbël. Kjo këngë ekzekutohet nga këngëtar të vendeve të ndryshme të botës në variante të ndryshme. Kompozimi i kësaj kënge nga V. Sollovjev-Sedaj është e shkëlqyer, e ëmbël,e qetë, melodioze dhe prandaj kënga pëlqehet në çdo kohë, në çdo vend nga njerëzit. Edhe tek ne është pëlqyer dhe kërkuar kënga e bukur “Mbrëmje në rrethet e Moskës”, të cilën e këndojnë të rinjtë në korr në mbrëmjet e vallëzimit, në shkolla e radio.

Me atmosferën e kësaj këngë të kënduar në korr nga te gjithë pjesëmarrësit në sallë, duke shoqëruar grupin e artistëve të rinj rus u mbyll ky koncert.

Mihal Ciko

SHKARKO APP