Kërkimet në Google, ja çfarë kanë kërkuar më shumë njerëzit

2020-ës (fatmirësisht) po i vjen fundi dhe si çdo vit, motorri i kërkimit Google ka bërë publik të dhënat e kërkimeve më të shpeshta që janë bërë përgjatë këtij viti. Çfarë kërkuan më shumë njerëzit gjatë këtij viti?

1.Chadwick Boseman

Aktori u nda nga jeta në moshën 43 vjeçare pas një lufte të gjatë me kancerin. Vdekja e tij erdhi si ngjarje shokuese jo vetëm për publikun, por për familjen dhe miqtë pasi për 4 vite rresht ai e mbajti shumë private sëmundjen.

2.Naya Rivera

33-vjeçarja u mbyt në mënyrë të mistershme teksa lundronte bashkë me të birin 4-vjeçar në një varkë të marrë me qira. Aktorja ja doli të shpëtoi vogëlushin, por i shteruan energjinë për t’ja dalë mbanë vetë.

3. Kush do t’i fitojë zgjedhjet

Për shkak të Covid-19, këto zgjedhje presidenciale ishin komplet ndryshe nga vitet e tjera. Miliona njerëz votuan online duke bërë që në kërkimet e Google-it të kryesonin gjithçka që ka të bëjë me to.

4. PlayStation 5

Praktikisht që kur doli në shitje prej 12 nëntorit, s’ka mbetur më asnjë!

5. Zoom

Pas fjalës “karantinë” fjala e dytë më e përdorur është “Zoom”. Ky vit na familjarizoi me platformën më të përdorur online. Gjatë pandemisë, aplikacioni na ka ardhur në ndihmë për të realizuar çdo gjë, që nga mbledhjet e punës, mësimi online apo dhe për të organizuar festa a ditëlindje virtuale.

6. “Simptomat e koronavirusit”

Të paktën 1 herë të gjithë e kemi bërë këtë kërkim në Google gjatë 2020.

7. Përditësim në lidhje me Covid-19

Sa raste ka? Sa është numri i viktimave dhe në çfarë stadi jemi në lidhje me vaksinën. Pyetjet më të zakonshme të këtij viti.

8. Kobe Bryant

Vdekja e legjendës së basketbollit dhe vajzës së tij 13-vjeçare bashkë me 7 të tjerë pas aksidentit ajëror, shokuan botën për një kohë të gjatë.

9. “Koronavirus”

S’kishit asnjë dyshim për këtë, pasi është fjala më e kërkuar, më e përdorur, më e lexuar dhe më e padëshiruar e këtij viti.

SHKARKO APP