Kërkohet ndihma e qytetarëve për të shpëtuar shtëpinë e Gjergj Fishtës nga rrënimi

Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore ka ndërmarrë një nismë për mbledhjen e fondeve për të shpëtuar nga rrënimi shtëpinë e poetit kombëtar Gjergj Fishta.

Forumi i drejtohet të gjithë qytetarëve të ofrojnë fonde duke njoftuar se: “Për ketë do të formohet një komitet i përkohshëm vullnetarësh në çdo qytet të Shqipërisë i cili do të mundësojë mbledhjen e të hollave në çdo biznes a familje.

NJOFTIM

Duke parë me trishtim shurdhërinë, injorancën dhe cinizmin e paprecedent të Ministrisë së Kulturës në qeverinë Rama, “Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë” ka vendosur që në këtë përvjetor të lindjes së Poetit Kombëtar GJERGJ FISHTA ti drejtohet qytetarëve për të kontribuar në restaurimin e godinës ku punoi kolosi (ose në rindërtimin e shtëpisë së tij, në truallin dhe mbi themelet ekzistuese – shif fotot).

Për ketë do të formohet një komitet i përkohshëm vullnetarësh në çdo qytet të Shqipërisë i cili do të mundësojë mbledhjen e të hollave në çdo biznes a familje.

Projekti dhe Preventivi do te jene transparente per qytetaret.

Gjithashtu do të hapet një sit i veçantë në internet ku do të behet i ditur nr. llogarisë bankare, garantuar nga noter i specializuar, si dhe do të paraqiten e mbahen të përditësuara emrat e kontribuesve (duke filluar nga 1 mije lekë të reja e sipër). Për kë dëshiron, anonimati është i garantuar.

Atdheu është i të gjithëve! Ne nuk do të lejojme më që një Ministri drejtuar nga të dehur prej pushtetit të penalizojnë ndjesitë e popullit të madh pro-fishtjan dhe aspiratën e njerëzve të lirë, qofshin ata të pasur apo të vobegët, për të nderuar përjetësisht e me dinjitet POETIN.

SHKARKO APP