Kinemaja lëvizëse nga Prizreni në Tiranë

Në ditët e Bienales së 18-të të Mesdheut Eroll Bilibani kurator i filmit do të shfaqë me kinemanë e tij lëvizëse dokumentarë të zgjedhur ndërkombëtarë në qiell të hapur pranë Piramidës, Muzeut Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental.

Bilibani prezanton dhe filmat e kineastëve të rinj nga Shqipëria e Kosova, disa prej të cilëve janë prodhuar në Festivalin e Filmit Dokumentar në Prizren.

Shtëpia dhe interpretimi i këtij koncepti në kushtet e zhvendosjeve të mëdha të emigrantëve është tema e madhe e kësaj Bienaleje.

Ora News – Kinemaja lëvizëse nga Prizreni në Tiranë

SHKARKO APP