Korça përfshihet nga reshje të dendura bore
Vijojnë reshjet e dëborës në qarkun e Korçës.Rreshje me intesitet mesatar kanë përfshirë edhe Qafë Pllocën dhe Qafën e Qarrit ku deri më këto momente trashësia e borës ka shkuar nga 2 deri në 5 cm.
Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale akset momentalisht nuk paraqesin probleme ndërsa bëjnë me dije se mjetet kontraktore ndodhen në terren për mbarëvajtjen e situatës.
Ndërkohë sektori i qarkullimit rrugor u bën thirje drejtuesve të mjeteve për kujdes maksimal në të gjitha akset pasi rrugët kanë prezencë të borës dhë lagështisë.
Reshje të shumta bore edhe në Qafë Thanë ku ka një trafik të rënduar mjetesh për shkak të reshjeve të borës dhe prezencës së lagështisë në rrugë.
Grupet e punes dhe borepastrueset janë në terren për të shmangur çdo problematike.