Kryegjyshata e Bektashinjve organizon pritjen e përvitshme me median
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj organizoi pritjen e përvitshme me përfaqësuesit e medias në vend. Në këtë fundvit, Baba Edmond Brahimaj shprehu mirënjohjen për njerëzit e medias dhe uroi për vijimin e bashkëpunimit.
Baba Mondi: Zoti ju ndriçoftë me punën tuaj të shkëlqyer që bëni për informimin e njerëzve. Me gjithë problemet që ka kombi, për t’i dhënë njerëzve atë që ata nuk e kanë.
I ftuar special i mbrëmjes ishte Kardinali Ernest Troshani, i cili përcolli për të pranishmit edhe një mesazh.
Troshani: Lumturinë na e jep vet i madhi Zot. 7 miliardë njerëz që ka bota janë krijesa të Zotit.
Kryegjyshata Botërore kishte zgjedhur që të vlerësojë me çmim filantropin Kadri Morina.
Pritja me përfaqësuesit e medias është kthyer në një traditë të përvitshme nga Kryegjyshata e Bektashinjve.