Kryejnë marrëdhënie vetëm për Krishtlindje/ 23 vjeçarja: Jemi të lumtur që ditët e tjera të vitit thjesht përqafohemi

Një nënë e re ka zbuluar se ajo kryen marrëdhënie seksuale me të fejuarin e saj vetëm një herë në vit, më datën  25 dhjetor.

Ajo e përshkruan këtë si një “dhuratë për festën e Krishtlindjeve”!

Jen Stephens, 23-vjeç, nga Manchester tregon se është tepër e lumtur që partneri i saj , Rob Ëalker e pranon këtë gjë.

Ajo shton se kjo për të tjerët mund të jetë një çmenduri, por që për ata funksionin shumë mirë.

“Fakti që kemi lënë Krishtlindjet mënjanë për seks, në të vërtetë na bën më të fortë si çift, ne e duam njëri-tjetrin akoma më shumë tani. Jemi të lumtur që thjesht përqafohemi dhe puthemi për pjesën tjetër të vitit”– thotë ajo.

Çifti janë prindër të një vajze të cilën e kanë ngjizur Ditën e Krishtlindjeve në vitin 2019.

Unë nuk pres që njerëzit të kuptojnë rregullat tona. Ne i bëjmë gjërat në mënyrën tonë dhe nuk na intereson se çfarë mendojnë të tjerët. Marrëdhënia jonë është më e fortë se kurrë për shkak të betimit tonë, se do të kryejmë një herë në vit marrëdhënie seksuale”-thotë ajo më tej, shkruan THE SUN.

SHKARKO APP