FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ky plak jetoi i vetëm për 30 vjet në ishull

Një plak që ka jetuar i vetëm në një ishull japonez për 30 vjet është detyruar të largohet nga “shtëpia e tij”. Masafumi Nagasaki jetoi në ishull për 30 vjet, derisa u detyrua të kthehej në civilizim nga policia, pasi u gjet në gjendje jo të mirë.

82-vjeçari besohet se është vetmitari që ka jetuar më së gjati në botë vetëm. Shpërngulja e tij nga ishulli u dokumentua nga Alvaro Cerez, i cili bën dokumentare për ishujt e botës. Alvaro kaloi pesë ditë në ishull me të, para se ai të shpërngulej papritur nga policia.

Masafumi, që la jetën moderne pas daljes në pension, tha: “Nuk dua të lëviz nga këtu. Do ta mbroj këtë ishull. Do ta rrezikoj jetën për ta mbrojtur këtë ishull. Kurrë nuk do ta gjej një parajsë si kjo”. “Kurrë nuk jam ndjerë i pikëlluar këtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të mbijetoj nëse i kam këto ndjenja. Këtu gjërat janë më të vërteta”. Masafumi punoi si fotograf, para se të kalonte disa vite në botën e industrisë së showbiz-it. Mbetet e paqartë se çfarë bëri ai saktë, pasi nuk dëshironte të fliste për të kaluarën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?