FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

La trenin me 150 km/h për të shkuar në tualet, nën hetim makinisti

Makinisti i një treni të shpejtësisë së lartë mund të përballet me një sanksion të rëndë pasi braktisi kabinën për disa minuta për të shkuar në tualet.

Ai i kërkoi një personi tjetër që nuk kishte licencë për të drejtuar trenin të qëndronte në kabinë, në një kohë kur shpejtësia e lëvizjes së tij ishte 150 km/h.

Në ato momente në tren kishte 160 pasagjerë, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk pësoi gjë. Sipas mediave japoneze, incidenti ndodhi ditën e diel, ndërsa treni po udhëtonte drejt prefekturës Shizuoka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Makinistri 36-vjeçar u shfajësua duke thënë se kishte një dhimbje stomaku dhe për këtë arsye e kishte të nevojshme të shkonte në mënyrë urgjente në tualet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?