Laert Vasili në rolin e prijësit beqar Teodor

Në serialin Skëndërbeu që do shfaqet në Digitalb, personazhin e tij duan ta martojnë me Mamicën.
Ai është Teodori, prijësi që i pret në kështjellë lajmet nga fushëbeteja. I veshur me veshjet suljote, jeta e këtij personazhi në kohën kur në Ballkan sundonte perandoria otomane është shpesh e trazuar. Zemra e tij prej burri beqar shpesh trazohet nga vështrimet e të dashurës së Janxhiut (interpretuar nga Jonida Vokshi). Shpesh ai bie pre e afeksionit ndaj saj, megjithëse duan ta martojnë me motrën e Gjergj Kastriot Skëndërbeut (Mamicën).Personazhi i Teodorit interpretohet nga aktori Laert Vasili, tek seriali më i ri që do të shfaqet në ekranin e Digitalb “Skëndërbe”. Për herë të parë një realizim televiziv do të sjellë një këndvështrim ndryshe të historisë përmes komizmit. Nën regjinë e Adam Pray dhe skenar të Koloreto Cukallit, në role në këtë vepër intepretojnë aktorët Ermal Mamaqi Vedat Bajrami, Salsano Rrapi, Jonida Vokshi, Laert Vasili,Ervin Bejleri Mensur Safqiu, Erjona Kakeli, Amos Muji Zaharia, Besmir Bitraku Marin Orhanasi Romir Zalla, Zyliha Miloti, Valina Mucolli, Ergyc Cekrezi,Eva Murati, Kristi Çavo, Klisman Byku dhe artistëve të përkushtuar pas kameras Andy Rydzeëski, Johann-Odin Schmejkal, Benart Laze, Luan Shkodra Desantila Lika, Besa Islami, Jean Schablin, Darko Spasovski-Packi, Gianfranco Maiullari, Justin F Valls, Jeremy Barnes . Sipas aktorit Laert Vasili, kjo është përpjekja e parë serioze për të sjellë në ekran një moment të rëndësishëm të historisë sonë. Dhe pse Skëndërbeu si personazh nuk shfaqet asnjëherë në ekran, ai është i pranishëm përmes gjendjeve të ndryshme. Në rolin e prijësit Teodor, Vasili sjell një personazh me një karakter jo të lehtë. Teodori është një prej tre roleve kryesore në këtë vepër. Dy të tjerat janë prifti i kështjellës që interpretohet nga Emal Mamaqi, dhe Konturani nga Vedat Bajrami. Me rreth 10 episode për realizimin e këtij seriali janë angazhuar mbi 1000 figurantë. Xhirimet janë realizuar në vende me të shkuar historike si kështjella e Petrelës, Krujë, apo Durrës.

SHKARKO APP