Laert Vasili “sulmon” Elvis Naçin: Ata që fenë e bëjnë biznes kanë hapur rrugën e ferrit

Për aktorin Laert Vasili feja dhe biznesi nuk mund të shkojnë bashkë.

Duke komentuar foton e imamit Elvis Naçi ku reklamonte dyqanin e syzeve, ai deklaroi  mbrëmjen e djeshme në PolitikOn me Alfred Lelën se një fenomen të tillë mund ta gjesh vetëm në Shqipëri.

Vasili: Personazh me emrin e një rrokeri. Kjo vetëm në Shqipëri mund të ndodhë. Ka pozicionin e imamit, nuk e di çfarë është. Merret me biznes bën dhe bamirësi, nuk e di.  Unë di që Baba Mondi nuk ka biznes. Unë e di që feja nuk është biznes, ata që fenë e bëjnë biznes kanë hapur rrugën  ferrit.  Baba Mondi nuk ka biznes, as kryepeshkopi I kishës ortodokse nuk e kam parë që të thotë bleni syze se do të shkoni në parajsë.Është fenomen shqiptar.

PolitikOn - Laert Vasili thumbon Elvis Naçin: Ata që fenë e bëjnë biznes kanë hapur rrugën e ferrit

SHKARKO APP