Le radical (1916)/ Kur Esat Pasha uronte kryeministrin serb për marrjen e Manastirit (Telegrami)
“Le Radical” ka botuar, të mërkurën e 22 nëntorit 1916, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me telegramin e Esat Pashë Toptanit dërguar asokohe kryeministrit serb, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
“Korfuz, 21 nëntor.
Me rastin e marrjes së Manastirit, Esat Pasha, President i Këshillit Shqiptar, aktualisht në Selanik, i dërgoi Z. Pashiq, Presidentit të Këshillit të Ministrave të Serbisë, telegramin e në vijim:
”Unë i paraqes Shkëlqesisë Suaj urimet e mia të sinqerta për hyrjen e ushtrisë Aleate në qytetin e parë të atdheut serb”.
“ESAT PASHA”
Z. Pashiq iu përgjigj këtij telegrami si më poshtë:
”U përgjigjem me zell urimeve të sinqerta të Shkëlqesisë Suaj që rritën gëzimin që më mbush shpirtin me rastin e marrjes së Manastirit. Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për çlirimin e atdheut shqiptar nga zgjedha e armikut”.
Dars (Klos), Mat-Albania