Lënë cigaren, preferojnë birrën – Shifrat e doganave tregojnë tendencën e shqiptarëve

Në 5 muajt e parë të vitit  1099 ton cigare kanë hyrë përmes Doganës Shqiptare për konsum në vendin tonë. Sasia e importuar ka qenë në rritje, ku muaji Maj ka regjistruar dhe shifrën më të lartë në 242 ton, nga 197 ton që u zhdoganuan në muajin Janar. Por po të bëjmë një krahasim ndër vite, duket se 5 muajt e parë të 2019 kanë regjistruar vlerën më të ulët të importeve të produkteve të duhanit në 5 vite, duke mos arritur as gjysmën e së njëjtës periudhë një viti më parë, ku u zhdoganuan 3348 ton cigare.

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, të ardhurat në Janar-Maj 2019 vetëm nga akciza e cigareve janë regjistruar në vlerën e rreth 8.2 miliardë lekëve. Ndërkohë, në kah të kundërt ka qenë tendenca për importin e birrës. Mesa duket qytetarët kanë ndjeshëm rritur konsumin,  ku në 5 muaj  të këtij viti janë zhdoganuar 12 .3 milionë litra, ndërsa në 5 vite regjistrohet sasia më e lartë e importuar. Të ardhurat nga akciza e këtij produkti janë regjistruar në 691 milionë lekë gjatë këtij vitit./ SCAN

SHKARKO APP