Lëpusha, “e bukura” me halle shumë, probleme me rrugën dhe energjinë

Lëpusha, konsiderohet një nga perlat e Alpeve shqiptare.Turizmi malor që tërheq çdo vit mijëra vizitorë është kthyer në shpresë për të ndaluar shpopullimin, por ende ka shumë probleme.

Është pagëzuar si kryevepra e natyrës së Kelmendit, apo perla e Alpeve të Shqipërisë. Lëpusha është e magjishme në çdo stinë të vitit.

Mikëpritja e banorëve dhe relievi plot kontraste e bëjnë këtë zonë të lakmuar për ecje, apo në rastet e rënies së borës edhe për ski individuale.

Nëse çdo vit ka mirëpritur turistët vendas dhe të huaj, sivjet vizitorët kanë qenë mbi 90% vetëm nga Shqipëria, kjo për shkak të mbylljes së kufijve nga pandemia.

“Turistët vijnë nga gjithë Shqipëria.”

“Gjatë verës dhe vjeshtës kemi bërë goxha udhëtime këtej.”

“Një zonë e mrekullueshme.”

Turizmi malor është parë jo vetëm si një prej pasaportave të prezantimit të Shqipërisë në botë, por edhe si shpresa e vetme që të ndalet shpopullimi i malësive.

“Kanë ikur, por edhe vijnë.”

Vështirësi ka me jetu këtu, por është bukuri.”

Por fatkeqësisht në këto zona vijon të mungojë vëmendja e duhur e shtetit.

Lëpusha vuan ende sot mungesën e energjisë elektrike, rruga ka probleme të vazhdueshme dhe nuk kanë certifikata pronësie.

“Kjo zonë ka nevojë për investime.”

“Problematikat janë dritat dhe rruga.”

“Nuk na ka ndihmuar askush, të gjitha po i bëjmë në mënyrë private.”

Lëpusha njihet si fshati malor ku shënohen reshjet më të shumta të borës, saqë trashësia e saj ka arritur deri në 425 centimetër, më e larta ndër vendbanimet shqiptare.

Ky ekstrem i motit bëri që ndër vitet e regjimit komunist, në këtë fshat të luheshin disa filma shqiptarë, ndër më të spikaturit “Kur hapen dyert e jetës”.

Banorët e Lëpushës i ruajnë ende kujtimet e atyre viteve, kur fshati i tyre shfaqej në ekranin e vogël të çdo familjeje shqiptare.

“Ka pas dalë një film aq i bukur sa kur e shoh ndonjëherë kënaqem.”

Me një lartësi mbi detare 1260 metra, fshati që jeton me blegtori dhe turizëm, është kthyer vitet e fundit në destinacionin e preferuar të shqiptarëve, por edhe turistëve nga e gjithë bota.

Megjithë resurset që kjo zone ka, promovimi ka qenë i vakët, ashtu si edhe vëmendja që shteti ka treguar në këto 3 dekada.

Ora News - Lëpusha, “e bukura” me halle shumë, probleme me rrugën dhe energjinë

SHKARKO APP