Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Liria e shtypit 2017

Forum E martë, 20 Korrik 2021 00:39
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

65 gazetarë të vrarë, 54 të rrëmbyer, 326 të burgosur – ky është bilanci i OJQ-së “Reporterë pa Kufij” për vitin 2017. “Kudo që të hedhësh sytë, ke mashtrues. Situata është e pashpresë” – ky ishte titulli i artikullit të fundit të gazetares Daphne Caruana Galizia. Menjëherë pas këtij, ajo u vra nga një bombë makinë. Në blogun e saj gazetarja malteze denonconte korrupsionin qeveritar, ryshfetet, trafikun e paligjshëm dhe bizneset financiare në Maltë. Ndër të tjera 53-vjeçarja kishte shkruar për përfshirjen e personave të besuar të kryeministrit të Maltës Joseph Muscat në këto afera dhe i akuzonte ata për drejtimin e kompanive fiktive. Vazhdimisht ajo kishte marrë kërcënime me vdekje, i fundit dy javë para vdekjes së saj. Më 16 tetor, pak pasi kishte dalë nga shtëpia, në makinën e saj Peugeot 108 të marrë me qira shpërtheu një bombë.

Rasti i Caruana Galizia është një nga gjithsej 39, që punonjës të mediave janë vrarë këtë vit për shkak të punës së tyre. Kështu thuhet në raportin vjetor të organizatës joqeveritare “Reporterë pa Kufij”. Motivi i këtyre vrasjeve ishte që t’i bënin gazetarët të heshtnin. Në punë e sipër kanë gjetur vdekjen prej luftimeve, bombardimeve apo predhave edhe 26 gazetarë dhe reporterë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 45 minutash
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 55 minutash
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 1 ore
Deutschland Berlin Reporer ohne Grenzen protestieren (picture-alliance/ZUMA Press/J. Scheunert)

Numri më i ulët i gazetarëve të vrarë që prej 14 vjetësh

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pavarësisht vrasjeve: OJQ “Reporterë pa Kufij” nxjerr një përfundim pozitiv për vitin 2017, sepse në dallim nga viti i kaluar, numri i gazetarëve të vrarë ka rënë me 18 për qind. Madje 2017-ta është edhe viti me numrin më të vogël të gazetarëve të vrarë që prej 14 vjetësh. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se bota është bërë më paqësore. Sipas OJQ-së “Reporterë pa Kufij” rënia lidhet kryesisht me faktin se shumë gazetarë janë larguar nga vende si Iraku, Jemeni dhe Siria, sepse puna e tyre është bërë shumë e rrezikshme për shkak të luftës.

Kinë: Burgosje deri në vdekje

Në Kinë liria e mendimit vazhdon të jetë e kufizuar, thuhet në raportin e OJQ-së “Reporterë pa Kufij”. Tani aty po përdoret një metodë tjetër për t’i bërë gazetarët të heshin. Ata nuk dënohen me vdekjen, por burgosen dhe aty i lënë për aq kohë sa gjendja e tyre shëndetësore të përkeqësohet dhe ata të vdesin. Si në rastin e nobelistit të paqes Liu Xiaobo apo blogerit Yang Tongyan.

Burgime dhe marrje peng

Në Turqi puna e gazetarëve është vështirësuar pas përpjekjes për grusht shteti në korrik 2016. Shumë gazetarë janë burgosur nën dyshimin për terrorizëm. Ndër ta edhe gazetari gjermano-turk Deniz Yücel që është burgosur në shkurt të këtij viti dhe ende është në pritje të akuzës.

Kurse në Siri dhe në Irak sipas OJQ-së “Reporterë pa Kufij” gazetarët janë në rrezik të madh që të rrëmbehen dhe të mbahen peng. Ndër 54 gazetarët e rrëmbyer në vitin 2017 mendohet se 40 syresh janë në duart e Shtetit Islamik (IS) ose grupeve të tjera ekstremiste, thuhet në raportin e OJQ-së “Reporterë pa Kufij”. (DW)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 19 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 22 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 25 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 32 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.