Mark Marku nuk eshte kadri

Nga Edmond Aarizaj –

Per mua, jo vetem si student i dikurshem i Mark Markut, eshte e turpshme qe kryeministri im, pedagog i dikurshem, perdori sot emrin dhe mbiemrin e nje pedagogu, me konotacionin me negativ dhe ne perpjekje ta perafronte me “gjetjen” e para do muajshme “kadrinj”. Mark Marku eshte i djathte, shume madje. Shume me i djathte se gati i gjithe grupi parlamentar i PD.

Por Mark Marku eshte nga pedagoget me te mire te fakuktetit te gazetarise. Mund te jete gabim gjithe diten me ato qe kerkon, apo mund te jete ok, kjo eshte ceshtje mes punedhenesve dhe punemarresve, por ai eshte nje pedagog i nderuar dhe nuk perqaset fare me llojin e ndyre te pedagogut qe perfiton mbi studentet, qe shfrytezon studentet, qe eshte perfolur per korrupsion, apo eshte perqeshur per injorance. Edhe intelektualisht besoj dhe jo vetem, kryeministri nuk mund te beje nje lidhje te tille frojdiane ne mendjen e tij, apo qofte edhe ta permende perbuzshem nje pedagog, a mesuese dhe sikur ai (ajo) te jete me i ligu. Sepse minimalja, nen “mesimin” e sapo marre nga vete i pari i vendit, ai pak respekt qe ka mbetur per edukatorin, shkon atje ku nuk thuhet.

Arsimit i duhet bere reforme, jo me plug, por me traktor, kjo eshte e vertete, por te pakten mos te nise nga zero, se u provua njehere ne 1992 me ekonomine dhe e pame se ku dolem.

Pedagogu Mark Marku: Edi Ramës, por pa e marrë shumë seriozisht

SHKARKO APP