Mbahet Festivali i I i zogjve në Shqipëri, ekspozohen mbi 1000 lloje

Mbi 1000 zogj të klasifikuar në mbi 300 raca të ndryshme janë ekspozuar sot në Tiranë në Festivalin e parë të zogjve në Shqipëri mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe organizuar nga Shoqata ” Mbarështuesit e Kanarinave”-Shqipëri (MK), ne bashkëpunim me Shoqatën e Ornikulturës së Pulias në Itali.

I pranishëm në këtë aktivitet të parë të kësaj natyre, zv/ministri i Mjedisit, Kledi Xhaxhiu përgëzoi organizatorët dhe theksoi se ky është :”Aktiviteti i parë në nivel ndërkombëtar në Shqipëri dhe ka për qëllim ndërgjegjësojë publikun dhe mbarështuesit në veçanti për të drejtat dhe detyrat që ushtrohen ne hobin e mbarështimit te zogjve në zbatim të legjislacionit shqiptar.”

Aktiviteti i shërben mbarështimit të specieve të kultivuara, sidomos atyre që rrezikohet të zhduken nëse nuk mbështeten nga kultivimi artificial (nga njeriu) siç është lloji i kanarinës së butë, për të ruajtur dhe zhvilluar këto specie që janë një dëshmi e gjalle e përpjekjeve qindra vjeçare te kultivuesve të pasionuar, për ruajtjen e larmisë biologjike te specieve qe nuk mund te riprodhohen ne kushte natyrore”

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjyqtarët dhe ekspertë te huaj kanë shpjeguar se kjo është e para ekspozitë ornitologjike në Shqipëri, dhe shpresohet që së shpejti të shndërrohet në një traditë të përvitshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

zogjte

zogjte

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?