Mediat janë bashkëpunëtorët më të zellshme të kesaj diktature
Magazinë E Premte, 4 Dhjetor 2020 18:14
Nga Dritan Kaba -Askush nuk u ndje sot per ligjin kriminal qe shkel çdo te drejte te njeriut. Askush nuk e denoncoi me force kete skandal, ku policit i njihet e drejta te pergjoje çdo individ ne shkelje te plote te Kushtetutes, konventave bderkombetare dhe Kodit Penal.
Dje u permbyten me nje ligj ne hipoteze edhe me nje nen per “memet”, sot flejne gjume!
Mediat jane bashkepunetoret me te zellshme te kesaj diktature qe po instalohet perdite.
Me poshte po sjell reagimin e vetem serioz te mikut tim Petrit Vasili
Ligji per Policine varros reformen ne drejtesi dhe legjitimon cdo reagim te rrepte popullor!
Garancite juridike, qe reforma ne drejtesi do te duhej te garantonte kthehen ne zero dhe nje polic i urdheruar politikisht ben hetuesin, prokurorin, pergjuesin, arrestuesin dhe gjithshka qe do.
Ndryshimet ne Ligjin per policine rrenojne cdo garanci per ruajtjen e jetes private te qytetareve duke shkelur cdo ligj e Konvente.
Keto ndryshime e kthejne Policinë e Shtetit në një instrument Juntë, që gjurmon qytetarët jashtë një procesi te rregullt penal dhe jashte kontrolli të organeve të drejtësisë.
Policia behet perfundimisht nje instrument qorr, totalisht te varur nga presioni qeveritar gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor dhe qe vepron nën urdhrat e politikes se qeverise, duke cenuar çdo pavarësi operacionale të saj duke mos afruar asnje siguri dhe stabilitet per vendin.
Reforma ne drejtesi kthehet perfundimisht ne nje hiç dhe thjesht nje zorre qorre te qeverise.
Asnje shqiptar nuk ka ndermend te degjoje me ambasadoret e huaj kur te flasin per reformen ne drejtesi kur ajo zhbehet ne menyren me flagrante e banale perpara syve te tyre.
Keta ambasadore, qe mbyllin gojen perpara nje arbitrariteti te tille ultrakomunist, tregojne qarte qe cdo prononcim i tyre per reformen ne drejtesi qe dhunohet sheshit, eshte hipokrizi.
Çdo reagim ndaj nje qeverie juntë dhe policise si zgjatim politik i saj eshte legjitim sado i forte e i rrepte qe te jete.
25 prilli eshte momenti i ndeshkimit te madh.
Keto arrnime te felliqura ligjesh do te duken hiçgje perpara mases gjigande te qytetareve, qe do te ndeshkoje pa meshire keta minj jashteqitje diktature.